Lajm i mirë për kombëtaren e Kosovës, Rashica rikthehet plotësisht në stërvitje

Futbollisti kosovar, Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjet me Beshiktashin. Rashica u lëndua në ndeshjen ndaj e kombëtares së Kosovës ndaj Qipros, ku u zëvendësua pas 16 minutave lojë.

Ai humbi katër duelet e fundit të Beshiktashit, teksa tani është rikthyer plotësisht dhe ka filluar stërvitjet me klubin e tij.

Ky është lajm i mirë edhe për kombëtaren e Kosovës para duelit me Rumaninë e Lituaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close