Tashmë është bërë e zakonshme që futbollistët shqiptarë të jenë në mesin e atyre më të mirëve në futbollin në Zvicër. Edhe në formacionin e javës së 13 nuk kanë munguar. Në këtë drejtim, në formacionin titular të javës së 13-të janë edhe futbollistët shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Bastien Toma dhe Mirlind Kryeziu, të cilët u vlerësuan me notën më të lartë nga Sofascore.

Ky është edhe formacioni i plotë i javës së 13-të në kampionatin zviceran

Aktualisht, në vendin e parë gjendet Zurihu i Mirlind Kryeziut që ka 25 pikë së bashku me Luganon në vendin e dytë, ndërsa nuk është larg as Baseli i Xherdan Shaqirit që ka dy pikë më pak, dhe gjendet në vendin e 4-të.

