Mbrëmë u mbyll java e dytë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm nga UEFA, Liga e Konferencës. Faqja e njohur e statistikave, Sofascore ka publikuar formacionin e javës.

Në këtë 11-she më të mirë është edhe portieri i Kosovës, Amir Saipi, i cili është vlerësuar me notën 8.7. Saipi pati një paraqitje pozitive, madje priti edhe një penallti që ishte vendimtare në këtë duel. Portieri kosovar priti penalltinë e Vydras në minutën e 81-të duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij zvicrane.
Në këtë formacion është edhe dyshja e Çellsit, Mudrik dhe Zhoao Feliks, të cilët patën paraqitje tejet të mirë në fitoren e “bluve” të Londrës në Greqi./Indeksonline/

