Xhirioja e tretë në Liga Evropa dhe e dyta në Ligën e Konferencës

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, sot është radha e ndeshjeve në dy garat e tjera ekipore në Evropë.

Liga e Evropës zhvillon ndeshjet e xhiros së tretë, ndërsa Liga e Konferencës ato të xhiros së dytë, me 16, respektivisht 18 ndeshje në secilën prej garave.

Në Ligën e Evropës ndeshjet më interesante pritet të jenë Fenerbahçe-Man. Junajted, Porto – Hofenhajm dhe Olimpik Lion-Beshiktash.

Përveç tyre në këtë garë luajnë edhe klube tjera të njohur si Roma, Real Sosiedad, Ajaks, Atletik Bilbao, Renxhers, Totenhami dhe Lacio.

Në anën tjetër, në Ligën e Konferencës ndeshjet me interesante pritet të jenë: Panatinaikos-Çellsi dhe Real Betis-Kopenhagë.

Në garën e tretë për nga rëndësia të klubeve evropiane luajnë edhe klube tjera si Gent, Molde, Sent Gallen, Fiorentina dhe Legia. Ndeshjet në të dy garat zhvillohen në dy orare: nga ora 18:45 dhe 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close