Januzaj ndihmon Las Palmasin në fitoren e madhe ndaj Valencia në transfertë

Las Palmas ka shënuar fitore të rëndësishme në La Liga të Spanjës. Las Palmas mposhti në udhëtim Valencian me rezultatin 3:2, në kuadër të javës së dhjetë të elitës së futbollit spanjoll.

Adnan Januzaj u përfshi në golin e parë të Las Palmasit. Januzaj gjuajti, ndërsa Aleks Munjoz shënoi gol pas topit të kthyer nga portieri i Valencias. Munjoz shënoi golin e barazimit 1:1. Valencia luajti me një lojtarë më pak në fushë nga minuta e 70-të. Pepelu u ndëshkua me karton direkt të kuq.

Las Palmas në pjesën e dytë shënoi dy gola tjerë për fitoren e parë në edicionin aktual. Januzaj u zëvendësua në minutën e 66-të. Las Palmas zë vendin e parafundit me gjashtë pikë sa ka edhe Valencia në vendi ne fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close