Daniel Starixh tregon dallimin mes Jurgen Klop dhe Arne Slot

Daniel Starrixh, ka zbuluar se ku qëndron dallimi kryesor mes Jurgen Klop dhe Arne Slot pasi ‘Të Kuqtë’ u rikthyen si lider në tabelë. Liverpulli mposhti Çelsin me rezultat 2-1 të dielën, me Kurtis Xhounsin që shënoi golin e fitores në minutën e 51-të.

Kështu ata morën vendin e parë në renditje dhe kanë një pikë më shumë se kampioni në fuqi Man. Siti. Ata kanë fituar shtatë nga tetë ndeshjet e luajtura në ligë deri më tani, teksa humbjen e vetme deri tani ua shkaktoi Notingam Foresti në ‘Anfield’.

Ai e lejon skuadrën e tij që të qëndrojë në shtëpi një ditë para ndeshjes dhe ish-sulmuesi i tyre Starixh e pëlqen mënyrën se si Slot po i bën gjërat më ndryshe.

Mendoj se është diçka e re. Nuk do të them se Arne Slot nuk është kërkues, sepse të gjithë e dinë se sa kërkues ishte Jurgen, brenda dhe jashtë fushës. Të jesh në shtëpi një ditë para ndeshjes është një mendësi më ndryshe për lojtarët dhe ata mund të ndihen më të qetë që të jenë në shtëpi. Mendoj se të gjithë lojtarët po përshtaten me trajnerit dhe mendoj se personaliteti i tij është pranuar shumë mirë. Çfarëdo që ai po bën në prapaskena është një punë e mirë dhe shpresoj që të vazhdojë gjatë”, përfundoi Starixh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close