Arsenali ka pësuar humbjen e parë në Premier Ligë këtë edicion, pasi nuk ia ka dalë të marrë pikë nga udhëtimi te Bournemauti. “Topçinjët” u mposhtën me rezultat të pastër 2-0, falë edhe një kartoni të kuq të marrë nga Uilliam Saliba, në pjesën e parë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin, pasi tha se humbja erdhi shkaku i kartonit të kuq edhe pse skuadra e tij u paraqit mirë edhe me 10 futbollistë.
“Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin, kemi ardhur këtu për fitore, gjithsesi është e vështirë të luajmë kundër këtij kundërshtari dhe na është dashur të luajmë me dhjetë lojtarë për 60 apo 70 minuta. Ne provuam më të mirën, Gabriel Martinelli pati rastin më të mirë të ndeshjes. Ndeshja ishte plot gabime dhe ne bëmë dy gabime të mëdha. Ne po luajmë për herë të tretë me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Uilliam Salibas, gjë që e bën gjithçka më të vështirë”, deklaroi Arteta.

