Arijan Ademi shënon gol, por Dinamo ndalet në barazim

Mesfushori shqiptar Arijan Ademi ka shënuar gol për Dinamon e Zagrebit, por që gjiganti kroat të shtunën u ndal në barazim 2:2 nga Istra. Ndeshja i takoi javës së dhjetë të kampionatit kroat.

Ademi shënoi për 1:1 në minutën e 52-të me goditje të bukur me kokë nga afërsia. Ai e kompletoi ndeshjen.

Ndërsa Arbër Hoxha ishte në bankën rezerve. Edhe tek Istra në bankën rezervë ishte edhe Albert Malaj. 33-vjeçari Ademi këtë edicion ka realizuar tri gola dhe ka bërë një asistim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close