Futbolli elitar në Maqedoninë e Veriut rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 10-të në program. Struga Trim Lum do të pret në shtëpi Sileksin e Kratovës në një përballje ku kampionët në fuqi duken favorit për të triumfuar.

Në prag të këtij takimi futbollisti i Strugës Arbi Vosha Sileksi është një kundërshtarë i papërshtatshëm, megjithatë tre pikët do të mbesin në Strugë.
“Sileksi është një skuadër që din të luaj futboll mirë, megjithatë besoj se e kemi analizuar mirë këtë kundërshtarë dhe se kjo do na ndihmojë që në fund të dalim fitues përballë tyre dhe se në fund tre pikët do mbesin në Strugë, aty ku në fund do festojmë bashkë me tifozët tanë, që besoj se do jenë pranë nesh, me qëllim që fitoren tonë ta bëjnë edhe më të lehtë”, deklaroi Vosha, i cili të dielën pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 10 me fanellën e Struga Trim Lum.

