Futbolli elitar në Maqedoninë e Veriut rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 10-të në program. FC Shkupi në këtë xhiro do të luaj jashtë fushës së tij, ku në Manastir do të përballet me Pelisterin.

Kapiteni i bardhekaltërve nga Çairi, Artan Iljazi thotë se nuk duhet nënçmuar ekipi i Pelisterit, teksa shpreson që ekipi i tij të kthehet me 3 pikë nga Manastiri.
“Të gjithë e dimë që Pelisteri nuk është një skuadër që mund ta nënçmojmë. Më së miri pra tregojnë edhe rezultatet e këtij edicioni, sidomos kur janë në pyetje ndeshjet në shtëpi. Megjithatë neve do luajmë lojën tonë, lojën ofenzive që aplikon FC Shkupi në çdo ndeshje, ashtu që besojmë se në fund do i’a arrijmë qëllimit. Shpresoj që kjo seri të vazhdojë, kështu që edhe të dielën nga Manastiri të rikthehemi me 3 pikë dhe të gëzojmë armatën e madhe të tifozëve tanë që i kemi mbrapa”, u shpreh Iljazi.
Përballja Pelisteri – Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 14:00

