Befason Deshmap, ka lënë 3 yje franceze jashtë sfidave të Ligës së Kombeve në tetor?

Didier Deshamp ka lënë tre yje jashtë ekipit të tij të Francës teksa ‘Gjelat’ po përgatiten që të përballen me Izraelin dhe Belgjikën më vonë gjatë këtij muaji. Franca do të luajë ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve në ‘Bozsik Arena’ të Hungarisë më datë 10 teotr për shkak të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Gazës. Ata më pas do të udhëtojnë për t’u përballur me Belgjikën në ‘King Baudouin Stadium’ në Bruksel më datë 14 tetor.

Por ata do të jenë pa yllin e Real Madridit, Kilian Mbape në të dyja këto ndeshje, pasi ai nuk është ftuar fare. Mbappe pësoi një lëndim gjatë fitores së Real Madridit me rezultat 3-2 ndaj Alavesit më 24 shtator dhe fillimisht pritej që të mungonte rreh tri javë. Sidoqoftë, ai ia doli që të rikuperohej në kohë për humbjen shokuese 1-0 ndaj Lilles në Ligën e Kampionëve.

Deshamp gjithashtu nuk i ka ftuar as mesfushorët N’Golo Kante dhe Adrien Rabiot, ndërsa Antoine Griezman së fundmi është pensionuar nga futbollin ndërkombëtar.

Përzgjedhësi i Francës për të mbuluar mungesat e këtyre lojtarëve, i ka ftuar Kristofer Nkunkun, Mikael Olise dhe Bredli Barcola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close