Zvicra me dy futbollist shqiptarë përball Serbisë në Beograd

Seleksionuesi i kombëtares së Zvicrës, Murat Jakin e ka publikuar  listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të raundit të tretë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

“Helvetikët” do të përballen me Serbinë në udhëtim më 12 tetor dhe më pas më 15 tetor, do të kenë punë me Danimarkën.

Në listën e të ftuarve të Murat Jakinit, janë vetëm dy futbollist me origjinë shqiptare. Trajneri zviceran ka ftuar Granit Xhakën dhe Andi Zeqirin për këto dy ndeshje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close