Atletiko dënon një tifoz me “ndalesë të perjetshme” për të hyrë në stadium

Atletiкo Madrid informoi se një tifoz i është dhënë dënimi me “ndalim të përjetshëm” për të hyrë në stadium, për shkak të hedhjes së sendeve në fushë. Për shkak të kësaj, ndeshja kundër Real Madridit (1-1) në stadiumin Metropolitano të dielën u pezullua.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 69-të kur portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua, i cili  më parë ishte në portën e Atletikos, u ankua te gjyqtari se ish-tifozët e tij po i hidhnin çakmakë në drejtim të tij.

Trajneri i Atletik Madridit, Diego Simeone dhe disa lojtarë u përpoqën të qetësonin tifozët, por loja duhej të ndërpritej dhe lojtarëve iu kërkua të ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Ndeshja rifilloi dhjetë minuta më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close