Superkompjutori dëshpëron tifozët e Arsenalit dhe Mançester Junajtedit

Një superkompjuter i Opta-s ka parashikuar renditjen përfundimtare të Premier Ligës dhe tifozët e Arsenalit dhe Man. Junajtedit nuk do të jenë të lumtur.

Skuadra e Pep Guardiolas është parashikuar të fitojë titullin e pestë radhazi në Premier Ligë, duke e mbyllur kampionatin me 91 pikë. Ndërkohë, Arsenal-i i Mikel Arteta-s parashikohet të përfundojë në vendin e dytë, rreth dhjetë pikë prapa kryesuesve.

Liverpulli parashikohet të zërë vendin e tretë me 77 pikë, gjë që do të ishte një paraqitje e respektueshme në sezonin e parë të Arne Slot në krye.

Ndërkohë, Çellsi parashikohet të kthehet në Ligën e Kampionëve, duke marrë vendin e katërt përpara Aston Villas në vendin e pestë. Njukasëll dhe Tottenham parashikohen të përfundojnë përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë, ndërsa Man. Junajted do ta mbyllë në vendin e tetë, një pozicion që ka të ngjarë t’i kushtojë Erik Ten Hag vendin e punës.

Ipsuiçi, Lesteri dhe Sautemptoni parashikohet të zënë tre vendet e fundit në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close