Elmasi i lënduar, në dyshim për sfidën me Augsburgun

Elif Elmas përballet me probleme në fillim të këtij sezoni dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për të treguar cilësitë e tij në fanellën e Lajpcig-ut. Ndërkohë tani përballet me disa lëndime në muajt e fundit. Mediat gjermane bënë të ditur se Elmasi më në fund do të ketë mundësinë të shkëlqejë këtë fundjavë në shtëpi ndaj Augsburgut, por gjasat për një gjë të tillë janë ulur ndjeshëm pas dëmtimit që ka fituar në një nga seancat e fundit stërvitore të skuadrës së tij.

Elmasi ka pësuar një goditje në zonën e muskujve, më pas ka humbur një seancë stërvitore në Lajpcigut, ndaj është e paqartë nëse do të jetë edhe në listën e zgjeruar të lojtarëve të trajnerit Rose për ndeshjen e nesërme kundër Augsburgut.

Mbetet shpresa se lëndimi nuk është i rëndë, kështu që Elmas do të mund të luajë për kombëtaren e Maqedonisë në ndeshjet me Letoninë dhe Armeninë në Ligën e Kombeve, në mes të tetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close