Hansi Flik vendos, ylli i Barcelonës nuk luan ndaj Xhironës

Me hapa të sigurt, Barcelonës po i rikthehen yjet nga lëndimi. Ka shpresë se De Jong dhe Gavi mund të rikthehen në fund të muajit, por i pari në listë është Ansu Fati, i cili nuk ka luajtur që nga korriku për shkak të një lëndimi në këmbë.

Hansi Flik ka qenë mjaft i etur për ta pasur Fatin në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ai kishte shfaqur shenja inkurajuese gjatë parasezonit. Fati pritej që të rikthehej në kohë për udhëtimin e së dielës në ‘Montilivi’ për derbin katalanas ndaj Xhironës, por 21-vjeçari pritet ta humbasë atë takim.

Sipas “Mundo Deportivo”, Flik ka vendosur që të mos e rrezikojë Ansu Fatin këtë fundjavës, duke marrë parasysh faktin se ai ka kompletuar vetëm një seancë të plotë stërvitore me grupin.

Barcelona do të shpresojë që Ansu Fati të fillojë stërvitjet e plota gjatë ditëve në vazhdim, gjë e cila do ta lejonte atë të ishte i gatshëm për duelin ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close