Arbin Zejnullai vazhdon të shkëlqejë në kampionatin shqiptar me fanellën e Egnatias. Tetovari së fundmi është përfshirë në formacionin më shtrenjtë në Superligën e Shqipërisë të përpunuar nga gazeta “Panaroma Sport”.

Zejnullai është vlerësuar me 375 mijë euro, teksa më të “shtrenjtët” e këtij formacioni janë Rrapaj dhe Papa me nga 600 mijë euro. Përveç këtyre tre emrave, formacioni përbëhet edhe me Rashicën, Bintsuka, Cara, Aliji, Xhemajli, Azemoviç, Hadroj dhe Qirko.

Kujtojmë se sezonin e fundit, Arbin Zejnullai fitoi titullin dhe Kupën e Shqipërisë me skuadrën e Egnatias.

