Liga e Dytë, Arsimi i Çegranit dhe Mak. GJP e nisin me fitore

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Makedonija Gjorçe Petrovi e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Dytë, pasi mundi 2:0 skuadrën e Ohrit. Fitore ka regjistruar edhe Bregallnica, pasi triumfoi ndaj Pobedës me shifrat 2:1. Me fitore e ka nisur edhe Arsimi i Çegranit duke mundur Bellasicën me shifrat 4:2.

Në ndeshjet tjera Kozhufi barazoi 2:2 me Sashën, Osogova u mposht 2:1 nga Vardar Negotina, ndërsa Novaci mundi 4:2 Detonit Pllaçkovicën.

Ndryshe xhiroja e parë në Ligën e Dytë kompletohet me takimin Boreci – Bashkimi i cili luhet të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close