Ekskluzive: Besar Guxhufi ndërpret kontratën me Beshiktashin, pranë firmës me Shkupin

Sulmuesi i ri shkupjan mbyll aventurën e tij në Turqi, ku ishte pjesë e gjigandit të Stambollit, Beshiktash. I transferuar në Turqi nga Bellasica e Strumicës, reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë së Veriut do të pengohej nga një dëmtim serioz e që do t’i ndikonte në performansat e tij të Beshiktashi U19.

Si pasojë, lojtari në konsultim me familjen kanë vendosur të ndërpresin marrëveshjen me Beshiktashin dhe si lojtar i lirë do të vendos për mjedsin e ri ku do të vazhdojnë karrierën. Vendimi ka ra që të jetë Shkupi ekipi me të cilin do të firmosin dhe së shpejti pritet promovimi i Guxhufit si lojtar i ri i Shkupit. Praktikisht, ky do të jetë kthimit i Guxhufit te ekipi nga Çairi, ku sezonin e shkuar luajti si futbollist i huazuar nga Beshiktashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close