Trajneri i Shkupit, Ernest Gjoka ka dhënë mendimin e tij pas barazimit 3-3 ndaj Voska Sport në ndeshjen hapëse të kampionatit. Gjoka theksoi se, pavarësisht që kjo ishte ndeshja e parë dhe pritej të ishte e vështirë, skuadra duhej të kishte shfrytëzuar më mirë rastet e krijuara.

“Duhej që të ishin shfrytëzuar më shumë rastet, por duhet ditur se gjithmonë ndeshjet e para janë shumë të vështira. Nga kjo duhet të nxjerrim mësime, sepse nuk mjafton vetëm të krijosh raste, por duhet të jemi edhe shumë të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes,” u shpreh Gjoka.
“Kundërshtari ato pak raste që pati, e mori maksimumin e kësaj ndeshje. Gjithsesi edhe pse mendoj se jemi një skuadër e re ka treguar atë që ne kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe, kështu që besoj se skuadra javë mbas jave do filloj të ngrihet“, ka thënë Gjoka.

