Shkëndija e nisi mbarë sezonin e ri garues në elitën e futbollit vendor duke mundur Besën e Dobërodollit me rezultatin 3:1 në xhiron e parë. Pas ndeshjes ka dhënë opinionin e tij edhe trajneri i kuqezinjëve, Jeton Beqiri.

Jeton Beqiri: “Normalisht se jam i kënaqur, më gëzon fitorja dhe më gëzojnë tre pikët. Ndeshjet e para gjithmonë janë të komplikuara, veçanërisht kur luan me skuadra debutuese në Ligën e Parë. Ka shumë pikëpyetje në lojën e tyre, në formacionin e tyre dhe në gjithçka. Në përgjithësi jam i kënaqur, me disa vërejtje sa i përket tolerimeve në disa situata kur kemi dy gola avantazh.”
Jeton Beqiri: “Besoj se po, për shkak se edhe në rezultat 2:0 edhe në 3:1 besoj se duhet ta mbyllim ndeshjen nga ato situata të pastërta. Ajo që më gëzon është krijimi i shumë rasteve për gol dhe më shqetëson se në disa momente japim hapsira për kundërshtarin dhe tolerojmë të na rezikojnë në portë. Ekipi akoma nuk është i kompletuar, kemi futbollistë të cilët na mungojnë dhe presim të na bashkangjiten për të bërë grupin e plotë. Normal edhe forma e lojtarëve do të vijë duke u ngritur dhe besoj se do të krijojmë skuadër të fuqishme në këtë kampionat.”
Jeton Beqiri: “Ishte gjithçka shumë korrekte. Ambienti shumë korrekt, ekipi kundërshtar gjithashtu dhe unë ju uroj sinqerisht një kampionat sa më të suksesshëm. Besoj se vetëm me kështu ambiente ngritet niveli i futbollit në Maqedoni.”

