Shkëndija “nxehet”para fillimit të kampionatit, gati firma me Valon Ahmedin

Shkëndija e Tetovës disa ditë para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë, është aktivizuar në prurje të reja në skuadër.

Tetovarët ditën e djeshme njoftuan për largimin e Ennur Totres, teksa edhe prezantuan sulmuesin Besart Ibraimin, që e morën nga Struga Trim Lum.

Gjithsesi, drejtuesit e skuadrës tetovare nuk e ka ndërmend të ndalen me kaq, pasi gjatë ditës së sotme pritet të firmosin edhe me Valon Ahmedin.

Shkëndija gjtihashtu është në bisedime edhe me Fredy Alvarezin, që më herët ishte pjesë e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close