Pas nisjes së parasezonit në Algarve, skuadra e Al Nassr e drejtuar nga trajneri Luís Castros do të luajë edhe dy ndeshje të tjera miqësore për sezonin e ri, në fillim të gushtit.

Sauditët do të përballen me Granadën dhe Almerían , dy ekipet që ranë nga La Liga në sezonin e shkuar, në stadiumet e këtyre të fundit, përkatësisht në datat 4 dhe 8 të muajit të ardhshëm.
Cristiano Ronaldo mori pjesë në Euro 2024 me Portugalinë dhe për rrjedhojë nuk është bashkuar ende në kampin stërvitor.
Deri më tani, Al Nassr ka barazuar 1-1 me Louletano dhe Farense, mundi Marítimo me rezultatin 1-0 dhe humbi me të njëjtin rezultat nga Portimonense, teksa do të luajë sërish me Porton këtë të dielë në Estádio do Dragão.

