Gjesti i diskutueshëm i Merih Demiral ka shkaktuar telashe dhe, siç rezulton, nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar. Qendërmbrojtësi turk, i cili ishte një hero për kombëtaren e tij, duke shënuar dy gola në 1/16 kundër Austrisë, e festoi këtë fitore me një gjest që aludonte për një grup të ekstremit të djathtë.

Sipas ‘BILD’, UEFA, e cila hapi një hetim për ish-qendërmbrojtësin e Sportingut, do të vazhdojë edhe me një pezullim. Mediat përmendën dy ndeshje pezullimi për Demiralin, në Euro 2024. Kjo do të thotë se qendërmbrojtësi do të humbasë çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, nëse Turqia mund Holandën.
Është rregull i UEFA-s që gjatë Euro 2024 mesazhet politike janë të ndaluara, si në tribuna ashtu edhe në fushë. Organi që drejton futbollin europian ruan të njëjtën linjë me të cilën pezulloi lojtarin shqiptar, Arlind Daku. Në fund të ndeshjes kundër Kroacisë, në fazën e grupeve, sulmuesi me ndihmën e megafonit nisi thirrjet anti-maqedonase dhe serbe.
Në rastin e Demiralit, kur festonte dy golat e tij ndaj Austrisë, si dhe në fund të ndeshjes, lojtari bëri një gjest me duar që i ngjante kokës së ujkut.
Ky gjest, megjithëse mund të simbolizojë edhe patriotizmin, pasi i referohet mitit themelues të Turqisë, shpesh lidhet me ‘Ujqërit Gri’, një organizatë terroriste, ultra-nacionaliste, neofashiste dhe islamiste turke që e përvetësoi pikërisht këtë gjest.

