Futbollisti nga Shkupi, Besir Demiri është larguar nga skuadra e Gjilanit të Kosovës. “Sportmania” mëson se Demiri dhe Gjilani kanë ndarë rrugët dhe në sezonin e ri shkupjani nuk do të jetë pjesë e ekipit kosovar.

Besir Demiri si futbollist i lirë do të kërkojë në këtë merkato verore të gjej një ambient të ri për të luajtur, ndërsa gjasat janë të mëdha që i njejti të rikthehet të luaj në elitën e futbollit vendor, ku para se të transferohet në Kosovë, mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Shkupit.
29 vjeçari më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur për Shkupin në dy raste, për Shkëndijën, Vardarin, Kukësin, Dinamo Tiranën, Zhilinën dhe Mariupolin. /Sportmania/

