Shkëndija e Tetovës nesër zhvillon ndeshjen e radhës kontrolluese ku do të përballet me Llapin e Podujevës.

Ky do të jetë takimi i tretë kontrollues pas dy takimeve të para. Fillimisht në takimin e parë mundi 1:0 Tikveshin, teksa me rezultat identik mundi edhe Tiranën.
Dueli në fjalë ishte caktuar të luhet në Strugë nga ora 17:30, mirëpo shkaku i gjendjes jo të mirë të terrenit dhe temperaturave të larta ka ardhur deri te ndryshimi i planit. Kështu dueli do të luhet në Tetovë me fillim në orën 18:00.
Vlen të ceket se në këtë duel nuk do të paraqitet futbollisti i ri i Shkëndijës, Daouda Karamoko Bamba, pasi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë deri më 30.06.2024 është në kontratë me Umraniyespor, ndërsa bëhet zyrtarisht lojtar i Shkëndijës (hyn në fuqi kontrata) nga 1 korriku.

