Burim Sadiki pensionohet nga futbolli aktiv

Burim Sadiki ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Njoftimi i tij në facebook:

Faleminderit Futboll🥰

Pas shum vite karierë është koha që me krenari dhe sukses të përmbyllim etapën tonë si futbollist aktiv.

Jam pafundësisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhënë gjatë kësaj aventurë të paharrueshme. Faleminderit KF Renova, KF Drita ,KF Arsimi, KF Besa për të gjitha momentet e mrekullueshme dhe për miqësitë që do të mbeten gjithmonë në zemrën time.

Ju falenderoj të gjithë bashkëlojtarëve , administratoreve, presidentëve dhe stafit për kujdesin dhe përkushtimin tuaj në çdo ndeshje dhe çdo stinë.

Edhe pse një kapitull i madh mbaron sot, jam i sigurt se aventura ime nuk ka përfunduar ende. Do të mbaj gjithmonë me vete vlerat dhe mësimet që kam marrë nga futbolli, dhe do të ndjek me zemër të gjithë hapësirat e reja që më presin për të kontribuar dhe për të ndarë pasionin tim për sportin me të tjerët.

Faleminderit për gjithçka, dhe mos harroni: “Futbolli është më shumë se një lojë – është një pasion, një jetë!” ⚽️❤️

I juaji Burimi🙏

Kujtojmë që Sadiki ishte pjesë e skuadrave si Renova, Drita, Arsimi dhe Besa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close