Shkëndija fiton miqësoren ndaj Tiranës

Shkëndija e Tetovës sot ka mundur 1:0 Tiranën, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Ladorisht.

Golin e fitores për kuqezinjtë tetovarë e shënoi Reshat Ramadani në minutën e 89-të.

Kujtojmë që Shkëndija në kuadër të përgatitjeve verore ka zhvilluar edhe një ndeshje me Tikveshin në të cilën triumfoi me shifrat 1:0.

Ndeshjen e radhës miqësore, Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë më 25 qershor kundër Llapit të Podujevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close