Skender Jonuzi përfundon angazhimin te Voska Sport

Skender Jonuzi ka përfunduar angazhimin e tij si drejtor sportiv te Voska Sport, pas një periudhe prej 6 muajsh në këtë rol. Jonuzi mori këtë pozitë për të ndihmuar klubin në realizimin e objektivave sezonalë dhe për të vazhduar punën e të ndjerit Enver Sulejmani, i cili ndërroi jetë në fund të vitit të kaluar, duke mbajtur pozicionin e drejtorit të përgjithshëm.

Gjatë kësaj periudhe, Jonuzi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin, duke punuar ngushtë me stafin dhe lojtarët për të arritur qëllimet e vendosura. Palët janë ndarë miqësisht, duke shprehur mirënjohje maksimale për bashkëpunimin korrekt dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë periudhës së angazhimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close