Trajneri i Francës, Didier Deschamps tha për mediet, në prag të ndeshjes ndaj Holandës e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve të EURO 2024, se Kylian Mbappe ka dëshirë të luajë.

Tekniku i francezëve theksoi se sulmuesi është stërvitur me ekipin dhe ka dëshirë që të luajë.
“Mbappe? Dje ai u stërvit dhe gjithashtu sot, kështu që do të shohim dhe do të bëjmë gjithçka me stafin mjekësor për ta vënë atë në dispozicion për nesër. Si të gjithë lojtarët edhe ai dëshiron të jetë atje, ai pati një dëmtim të rëndë, por hunda e tij është më pak më keq se kyçet apo gjunjët e tu”-u tha Deschamps gazetarëve.
Teksa sa i përket kundërshtarit të radhës, ai theksoi se Holanda ka një ekip cilësor, por shtoi se synojnë që të kualifikohen nga ky takim.
“Holanda po bën shumë mirë, i mungojnë disa lojtarë, por ende kanë një ekip cilësor. Objektivi ynë dhe i tyre po ashtu është që të kualifikohemi sa më shpejt”-deklaroi Deschamps.

