(VIDEO) Manaj bën protagonistin edhe kur nuk shënon, asist në fitoren e Sivasspor

Rey Manaj di të marrë rolin e protagonistit te Sivassppor edhe kur nuk e gjen rrugën e rrjetës siç bën zakonisht në elitën turke të futbollit. Sulmuesi i kombëtares asistoi në golin e tretë të skuadrës së tij në fitoren 1-3 në transfertë ndaj Istanbulspor. Manaj, lëvizi bukur nga e majta në drejtim të qendrës dhe aty pasoi për Koita që nuk gaboi.

Ky ishte asisti i tretë për Manaj në këtë sezon, teksa lushnjari numëron edhe 18 gola që e mbajnë të tretin në listën e golashënuesve pas emrave si Dzeko dhe Icardi. Sa i takon Sivassporit, skuadra e Manajt renditet në vendin e shtatë me 51 pikë.

https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2024/05/WhatsApp-Video-2024-05-17-at-17.57.47.mp4?_=1

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close