Granit Xhaka realizon supergol në Bundesliga (VIDEO)

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar gol ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga.

Golin për 0:1 e ka shënuar mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Grant Xhaka.

Xhaka shënoi një eurogol nga distanca për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij në minutën e 12’të.

Ky ishte goli i tretë i Granit Xhakës këtë sezon në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusenit.

VIDEO – Supergoli i Granit Xhakës

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close