Barcelona, Xavi: Pësojmë shumë gola, Reali kampion me meritë

Trajneri i Barcelonës, Xavi u shfaq i mërzitur pas humbjes 4-2 ndaj Gironas. Tekniku, gjithashtu, uron Real Madridin për titullin kampion.

“Jam shumë i zemëruar. Para se të bëhesha trajner kam qenë futbollist dhe tifoz. Fatkeqësisht, ne pësojmë shumë gola. Ndodhi kundër Real Madridit, ndodhi sot kundër Gironas, ndodhi edhe kundër Paris Saint-Germain.

Reali kampion? Me të drejtë janë kampionë. Por tani duhet të mendojmë për të dhënë maksimumin në këto katër ndeshjet e fundit” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close