Genoa nuk gaboi në shtëpi duke mposhtur me rezultatin 3-0, Cagliarin. Kuqeblutë shënuan dy gola brenda 10 minutash në pjesën e parë (17 dhe 27) me anë të Thorsby dhe Frendrup ndërsa në fraksionin e dytë, në “takimin” me golin nuk mungoi edhe i zakonshmi Gudmundsson.

Falë këtij tre pikëshi skuadra e drejtuar nga Gilardino ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vend të 12 teksa siguron matematikisht mbijetesën në Serie A, katër javë nga fundi i kampionatit. Nga ana tjetër, Cagliari mbetet në vendin e 14 me 32 pikë dhe e përfshirë në “zonën e ftohtë” të renditjes.

