Bayerni triumfon me dygolëshin e Kane, Leipzigu përmbys Dortmundin

Bayerni i Mynihut fiton 2-1 ndaj Eintrachtit të Frankfurtit dhe i afrohet edhe më shumë sigurimit të vendit të dytë, që i kërcënohet nga Stuttgarti. Skuadra bavareze realizoi nga një gol në çdo pjesë me të njëjtin autor, Harry Kane, ndërsa miqtë barazuan përkohësisht me Ekitike në mesin e fraksionit të parë.

Golin që zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të Kane e realizoi pas pasimit të marrë nga Laimar, ndërsa të dytin personal e shënoi me 11-metërsh.

Me këtë dygolësh sulmuesi anglez shkon në kuotën e 35 finalizimeve në 31 ndeshje dhe e ka praktikisht të hipotekuar trofeun e “Këpucës së Artë” në Bundesligë këtë sezon.

Në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e katërt, të fundit që të çon në Chamions, Leipzigu shkatërroi 4-1 Dortmundit, duke krijuar një shkëputje prej 5 pikësh pikërisht me verdhezinjtë.

Dortmundi shënoi golin e parë me Sanchos në fillim të takimit, por kundërpërgjigjja e “Demave të Kuq” ishte brutale me golat e Opendas, Seskos, Simakan dhe Baugmargten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close