Portali Sportmania ekskluzivisht ju sjell lajmin për emrin e trajnerit të ri të FC Shkupit. Ernest Gjoka do të ulet në bankinën e nxehtë të skuadrës nga Çairi, për të provuar në 5 xhirot e mbetura të rikthejë titullin e kampionit në Shkup. Me përvojë në futbollin tonë si pjesë e Shkëndijës së Tetovës me të cilën në vitin 2021 fitoi titullin kampion, Gjoka duket zgjedhje interesante dhe mbase e mençur e drejtuesve të Shkupit, që marrin njeri të dëshmuar që njeh suksesin në Maqedoni e Shqipëri (ka tituj edhe në Shqipëri).

Burime të portalit Sportmania njoftojnë se zyrtarizimi i marrëveshjes Shkupi-Gjoka do të ndodh të martën, pas çka do të bëhet prezantimi i ish-trajnerit të Shkëndijës si udhëheqës i ri i FC Shkupit.
Do të jetë interesant të shihet gara për titull në 5 xhirot e fundit, me Shkupin që në ndeshjen e parafundit pret Shkëndijën në Çair, derisa kuqezinjtë tetovarë titullin e fundit kampion e kanë fituar pikërisht me Ernest Gjokën në bankinë.

