Alen Jasharovski: Voska synon fitore ndaj Vardarit

Pas kualifikimit historik në finalen e madhe të Kupës në mesjavë, të dielën Voska Sport luan  ndeshje kampionale kundër Vardarit në kuadër të xhiros së 28-të në LPFMV. 

Para kësaj sfide, nga tabori i Voskës ka folur sulmuesi Alen Jasharoski. 

Pas suksesot historik në Kupë, tashmë gjithë vëmendjen e kemi fokusuar në kampionat në luftën për mbijetesë. Kemi skuadër cilësore dhe besojmë fuqishëm. Respektojmë kundërshtarin, të cilët në gjysmësezonin e dytë janë duke luajtur mirë, por ne në Shkup udhëtojmë për rezultat pozitiv”, ka thënë Jasharoski.

Dueli ndërmjet Vardarit dhe Voska Sport do të luhet nesër në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup, duke nisur nga ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close