Luis Enrique ‘kërcënon’ Barcelonën: Rezultat i pamerituar në çerekfinalen e parë, do ta përmbysim

Ishte një Luis Enrique mjaft luftarak, ai që u shfaq në konferencë shtypi në prag të ndeshjes Barcelona-PSG, çerekfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve: “Kemi pasur kohën e nevojshme për të analizuar dhe përmirësuar paraqitjen tonë javën e kaluar. Ndeshja e parë ishte shumë e vështirë, rezultati nuk pasqyron atë që meritonim”.

Trajneri asturian foli më pas për atë që pret sonte në fushë: “PSG do të bëjë presion që në minutën e parë, Barcelona do të fokusohet në pasimin e gjatë, duke përfituar nga hapësirat.

Në ndeshjen e parë shkëlqeu Ter Stegen, u regjistrua rekordi prej 24 topash të gjatë nga Barcelona për të kapërcyer presionin tonë. Shpresoj të mos jetë kështu edhe në ndeshjen e kthimit, pres një lojë me gola për të dyja skuadrat. Mendoj se rrethanat do të sigurojnë që tifozët të shohin një ndeshje emocionuese”.

I pyetur për Mbappe dhe çfarë pritet prej tij, trajneri spanjoll preferoi të mos ndalej shumë tek individi: “Të gjithë lojtarët janë gati, ne duam ta përmbysim rezultatin. Duam ta shpërblejmë gjithë mbështetjen që marrim çdo herë në ‘Parc des Princes’. PSG nuk ka përmbysur kurrë një disavantazh të tillë, por kjo e martë do të jetë dita e duhur”.

Më pas ishte e pashmangshme të mos fliste për mjedisin që do të gjejë në Barcelonën “e tij”, edhe nëse ndeshja nuk do të luhet në “Camp Nou”: “Do të kisha preferuar të luaja në ‘Camp Nou’, si të gjithë tifozët e Barçës.

Megjithatë, ky objekt është gjithashtu i nivelit të lartë, më kthen në mendje kujtime të mira, sepse kam luajtur në Lojërat Olimpike këtu (ato të vitit 1992, të fituara nga seleksionimi spanjoll ku ai bënte pjesë). Sa herë që vija këtu, publiku më priste shumë mirë. Ndihem shumë i dashuruar, ndihem ‘culé’, me kënaqësi do të pranoj çdo gjë dhe do të sillem si profesionist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close