Koleksionuesi më i madh i fanellave sportive në botë vesh fanellën e Shkupit

I pasionuar pas mbledhjes së fanellave të futbollistëve, kolumbiani Arbelaez Tabon, së shpejti do të arrijë numrin 8000, dhe kështu, jo zyrtarisht, kjo shifër do të jetë më e larta në botë.

Në reportazhin të cilin ja ka bërë gjiganti mediatik “Al Jazeera Balkans”, Tabon, nga mijëra fanellat që ka, ka përzgjedhur të dalë me dresin e ekipit të Shkupit.

“E dua këtë dhe më plotëson. Para 40 viteve për të blerë dres futbollistik ishte mision i pamundur, sepse e shfrytëzonin vetëm lojtarët. Shumë lojtarë duhej t’i kthenin fanellat kur largoheshin nga klubet”, ka deklaruar Tobon.

Ai hobin e tij e ka filluar në vitin 2005. Qëllimi i tij është që çdo ditë të blejë nga një fanellë dhe kështu të bëhet edhe zyrtarisht koleksionisti më i madh i fanellave futbollistik në histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close