Nuk ka fitues te PSV Eindhoven-Borussia Dortmund, kualifikimi vendoset në “Signal Iduna Park”

PSV Eindhoven-Borussia Dortmund ndahen në paqe në takimin e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League.

Sfida e luajtur në “Philips Stadion” u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa rezultoi një takim shumë i balancuar.

Goli i parë i këtij takimi erdhi nga një ish, me Malen që realizoi pas asistit të Sabitzer në minutën e 24’ dhe kaloi gjermanët në avantazh.

Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol.

Ndërsa në minutën e 56’ vendasit arritën që të barazonin me de Jong që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund ndeshja u mbyll me barazimin 1-1, me skuadrën që do kalojë në çerekfinalet e Champions League që do të vendoset në “Signal Iduna Park”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close