Voska Sport konfirmon lajmin e portalit Sportmania për rikthimin e Samet Zejnelit

Sot konfirmohet edhe një lajm tjetër i portalit tonë “Sportmania” të publikuar me 13 janar të këtij viti. Samet Zejneli zyrtarizohet trajner i portierëve te Voska Sport. Ekipi shqiptar nga Ohri, ka njoftuar përmes faqes zyrtare që pas dy viteve rikthen Samet Zejnelin në skuadër, të cilin lajm Sportmania e kishte paralajmëruar që një muaj më parë.

NJOFTIMI I VOSKA SPORT:

Stafi teknik i F.C Voska Sport është kompletuar me Samet Zejnelin, i cili në këtë mënyrë rikthehet te skuadra jonë pas dy viteve të plota. Zejneli do të luaj rolin e trajnerit të portierëve, një gjë që me mjaft sukses e bënte deri më tani te Shkëndija e Tetovës. Ai në këtë mënyrë bashkohet me Kostadin Zahov, me të cilin ishin bashkë te skuadra tetovare. Që të dy ishin pjesë e stërvitjeve në Ulqin, aty ku me skuadrën tonë stërviteshe edhe portieri i talentuar, Latif Feratoski, i cili vjen nga shkolla e futbollit Voska Sport.

Treshen e portierëve e plotëson edhe Burhan Mustafa. Ndërkohë në stafin teknik të Miljan Radoviç, janë të përfshirë edhe ndihmësi, Dragoslav Poleksiq, trajneri kondicional Behar Ukalli, mjeku i skuadrës Sejad Solakoski si dhe fizioterapeuti, Goran Gavrilov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close