Interi nuk është vetëm një nga skuadrat më në formë në Itali, por edhe në Europë. Diçka të tillë e konfirmojnë shifrat.

Në 10 ndeshjet e fundit, zikaltrit kanë arritur të grumbullojnë 26 pikë duke marrë 8 fitore dhe 2 barazime. Mirëpo, vendin e parë duhet ta ndajnë me dy skuadra të tjera të mëdha si Reali dhe PSG-ja. Të dyja ekipet e sipërpërmendura kanë të njëjtën ecuri si Interi. Klasifikimi vazhdon me dy ekipet gjermane, Bajern Mynih dhe Leverkusen.
Të dyja skuadrat e Bundesligës kanë arritur të grumbullojnë 24 pikë falë 7 fitoreve dhe 3 barazimeve. Në vendin e gjashtë renditet Liverpuli me 23 pikë po ashtu si Milani dhe Juventusi. Të tria me nga 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Këtë klasifikim virtual e mbyllin Girona dhe Bilbao që kanë arritur të koleksionojnë nga 22 dhe 21 pikë, fryt i 6 fitoreve për secilin ekip spanjoll.

