Liga e Kombeve 2024/25, katër liga dhe katërmbëdhjetë grupe: ja verdiktet e shortit!

Sonte u hodh shorit i edicionit 2024/25 ne Nations League (Liga e Kombeve UEFA) Liga A qe eshte edhe kryesorja ka bere qe te perplasen e nje grup Itali, France dhe Belgjike, por edhe ne grupin 3 Gjermania dhe Holanda. Spanja me Danimarken, Zvicren dhe Serbine.

Liga e Kombeve UEFA do të zgjerohet me një raund të ri eliminues që do të luhet në mars 2025, duke krijuar vazhdimësi midis fazës së grupeve e cila përfundon në nëntor dhe finaleve në qershor.Vendet e para dhe të dyta në grupet e Ligës A do të marrin pjesë në çerekfinale me ndeshje në shtëpi dhe jashtë. Fituesit e këtyre ndeshjeve kualifikohen në finalet me katër skuadra.

Skuadrat e vendit të katërt nga Liga A dhe B zbresin direkt në Ligën B dhe C. Dy skuadrat e renditura të katërta me më pak pikë nga Liga C zbresin në Ligën D.Fituesit e katër grupeve të Ligave B dhe C, si si dhe dy fituesit e grupeve nga Liga D, promovohen direkt në Ligën A, B dhe C.

Skuadrat e renditura të treta të Ligës A dhe ekipet e dyta të Ligës B, si dhe skuadrat e vendit të tretë. të Ligës B dhe skuadrat e renditura të dytë të Ligës C, do të luajnë play-off-in e ngritjes/uljes me gara në shtëpi dhe jashtë.

Gjithashtu do të ketë ndeshje play-off midis dy skuadrave më të mira të vendit të katërt në Ligën C dhe dy skuadrave të vendit të dytë në Ligën D.

Zgjerimi i Ligës së Kombeve të UEFA-s gjatë pushimit kombëtar në mars do të prekë vetëm një numër të përzgjedhur skuadrash , ndërsa të tjerët tashmë do të jenë gati për të nisur kualifikueset europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close