Trajneri i portierëve Samet Zejneli te Voska, ribashkohen me Zahovin 

Ishin bashkë pjesë e suksesit më të madh në historinë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa tashmë do të jenë sërish bashkë te Voska Sport. Samet Zejneli pritet të zyrtarizohet trajner i portierëve te skuadra nga Ohri, ku së shpejti duhet të firmos edhe gardiani Kostadin Zahov. Të dy ishin pjesë e Shkëndijës në epokën më të suksesshme në histori kur fitonin trofe e bënin namin në eliminatoret e Kupave të Evropës.

Voska ka ambice të mëdha dhe porta vlerësohet pozitë shumë sensitive ku eksperienca është e patjetërsueshme. Zahov aty duhet të jetë garancë për siguri, derisa për përgatitjene tij do të kujdeset Samet Zejneli.

Kujtojmë se për Samet Zejnelin ky do të jetë kthim te Voska, pasi ishte pjesë e skuadrës nga Ohri dy vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close