Charles De Ketelaere është transformuar plotësisht tek Atalanta. Ekip ku luhet një tjetër futboll, më i përshtatshëm për stilin e tij, dhe nuk ka aq presion sa te Milani. Belgu ka “rilindur” me Gasperinin.

22-vjeçari shënoi dy herë në suksesin 3-1 përballë Lazios, duke gjetur dygolëshin e parë në Serie A. 9 gola dhe 7 asiste në sezonin e parë në Bergamo deri në këtë moment për CDK.
“Jam në një moment të mirë, ndjesitë janë shumë të bukura. Po përpiqem të mësoj sa më shumë duke ndjekur këshillat e trajnerit. Por, edhe sezoni i kaluar ishte i dobishëm për mua.
Forma ime? Nuk kam ndryshuar, jam i njëjti. Le t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të tentojmë të fitojmë sa më shumë për të qëndruar në zonën Champions”, u shpreh De Ketelaere.

