Si rrufe në qiell të hapur, pa ndonjë paralajmërim apo ndodhi publike në kushte kur skuadra gjendet në përgatitje në Turqi, FC Shkupi del me një komunikate të çuditshme, duke reaguar ndaj disa personave, që ata pretendojnë se po i bëjnë dëm klubit të tyre, por që nuk përmendin emra apo subjekte. Nga FC Shkupi kërkojnë në mënyrë indirekte që dikush të qëndrojë larg klubit, madje duke përmendur edhe përfitime nga e kaluara.

KOMUNIKATA E FC SHKUPIT:
Largoni duart nga FC Shkupi
Deri më tani nuk keni qenë të dobishëm për asnjë gjë për klubin tonë. Ju keni ekzistuar falë këtij klubi. Keni blerë atë që donit dhe shitët atë që donit të shisni. Por tani largoni duart, pasi që durimi ynë ka kufi dhe jemi në fund të kufirit. Ky zjarr do t’ju djegë të gjithëve, po ua përsërisim këshillën tonë, largoni duart nga FC Shkupi.

