Armando Broja padyshim ka qenë një ndër emrat më të lakuar në këtë merkato janari. Çelsi ka patur shumë oferta për sulmuesin e Kombëtares kuqezi.

Blutë refuzuan propozimin e Uolvesit për ta huazuar Brojën duke dhënë një përgjigje negative.
Ndërkohë eksperti i merkatos, Fabricio Romano shkruan se një tjetër ekip i Premier Ligës është në pritje të një përgjigje.
Fulhemi po pret Çelsin nëse do të pranojë huazimin me opsion blerje të futbollistit ose nëse ai do të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

