Ronaldo – Juventus, “betejë ligjore” për paga të prapambetura… lufta vazhdon

Rasti i borxhit të pretenduar nga Cristiano Ronaldo, për pagat e prapambetura te Juventusi, ende vazhdon t’i bëjë njerëzit të flasin, edhe pse tani duket se po hyn në një fazë vendimtare. 

Në Itali, “Gazzetta dello Sport” garanton se avokatët e të dyja palëve do të takohen sërish sot dhe argumentet përfundimtare pritet të dërgohen në Gjykatën e Arbitrazhit.

Çështja është një borxh i pretenduar nga ndërkombëtari portugez prej 19.5 milionë euro, në lidhje me pagat e papaguara gjatë pandemisë Covid-19 në 2020/21. 

Në atë kohë, Ronaldo ishte ende duke luajtur për Juventusin, por “Vechia Signora” hedh poshtë të gjitha akuzat, duke kundërshtuar se CR7 kishte hequr dorë nga pagat në fjalë, kur u transferua te Manchester United.

Me këto zhvillime të fundit, “Gazzetta dello Sport” gjithashtu pranon se mund të ketë një seancë të re që në janar 2024 me vendimin përfundimtar për procesin e planifikuar për në prill.

Ronaldo ishte një lojtar i Juventusit midis 2018/2021 dhe fitoi pesë tituj në futbollin italian, përpara se të kthehej në Angli. Largimi motivoi këtë ‘betejë ligjore’ pa fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close