Neymar humb Copa América, ai nuk do mundë të shërohet me kohë nga dëmtimi

Neymar, i cili lëndoi gjurin e tij më 17 tetor teksa luante për Brazilin kundër Uruguajit, nuk do të mundë të luajë në Copa América. Sulmuesi brazilian i Al Hilal, i cili pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë të meniskut, nuk do të jetë gati më 20 qershor 2024.

Rodrigo Lasmar, mjeku i kombëtares braziliane, i cili më 2 nëntor operoi gjurin e dëmtuar të ish-lojtarit të Barcelonës dhe PSG-së, konfirmoi në ‘Rede 98’ se “është një rrezik i panevojshëm” që Neymar (31 vjeç) të anashkalojë periudhat e rikuperimit për të arritur te Copa América.

Është shumë herët, nuk ka kuptim të anashkalosh hapat për t’u rikuperuar më shpejt dhe të marrësh rreziqe të panevojshme. Pritshmëria jonë është që ai të jetë gati të kthehet në fillim të sezonit 2024 në Evropë.

Neymar humbet Copa América, ai nuk do mundë të shërohet me

Sipas doktorit të ‘canarinha’, gjëja më e kujdesshme është të mendosh se Neymar mund të luajë sërish futboll në fillim të sezonit 2024-2025.

“Ne duhet të jemi të durueshëm. Të flasim për kthimin para nëntë muajsh është e parakohshme, ky është një koncept global për rikuperimin e ligamenteve. Është shumë e rëndësishme të kemi kohën biologjike, kohën që i duhet trupit për ta përshtatur atë ligament,”- shpjegoi Lasmar.

Me humbjen e Neymar, skuadra braziliane humbet golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave (79 gola) për Copa América.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close