Courtois informon Real Madridin se nuk do të luajë në “Euro 2024” me Belgjikën

Thibaut Courtois duket se ka vendosur të mos luajë me kombëtaren belge në “Euro 2024”, edhe pse do të jetë rikthyer nga dëmtimi i tij dhe siç raporton “Radio Marca” ai tashmë e ka njoftuar Real Madridin për këtë.

Kujtojmë se Courtois është duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë i gjurit, pasi gushtin e kaluar pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë dhe pas operacionit që iu nënshtrua, ai po lufton çdo ditë për t’u riaftësuar për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë në veprim konkurrues.

Sipas vlerësimeve mjekësore, portieri i Realit pritet të rikthehet në fushë është maji i ardhshëm, pra pak para “Euro 2024” (14 qershor – 14 korrik). Sigurisht, pyetja është nëse ai do të jetë 100% në formë deri atëherë, por me siguri 31-vjeçari nuk do të dëshironte të rrezikonte një tjetër dëmtim pas rikthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close